Nga një flow hood,
në një laborator të plotë.
Fungikoslab filloi si një projekt shtëpiak — një flow hood, disa pjata agar dhe një pasion për mikologjinë. Sot operojmë një laborator të vogël por të specializuar në Kosovë, ku izolojmë shtame nga gjenetika më e mirë botërore.
Ne nuk shesim kërpudha të freskëta — ne ofrojmë mjetet që ju t'i kultivoni vetë: kultura lëngore të pastra, pjata agar të kolonizuara, farë grurë e gatshme dhe sete komplete për fillestarë.
